Genesis 10
1Këta janë pasardhësit e bijve të Noeut: Semit, Kamit dhe Jafetit; mbas përmbytjes, atyre u lindën fëmijë. 2Jafeti pati si bij: Gomerin, Magogun, Madainin, Javanin, Tubalin, Meshekun dhe Tirasin. 3Bijtë e Gomerit qenë: Ashkenazi, Rifathi dhe Togarmahu. 4Bijtë e Javanit qenë: Elishami, Tarshishi, Kitimi dhe Dodanimi. 5Prej tyre rrjedhin popujt e shpërndarë në ishujt e kombeve, në vendet e tyre të ndryshme, secili simbas gjuhës së vet, simbas familjeve të tyre dhe kombeve të tyre. 6Bijtë e Kamit qenë: Kushi, Mitsraimi, Puti dhe Kanaani. 7Bijtë e Kushit qenë: Seba, Havilahu, Sabtahu, Raamahu dhe Sabtekahu; dhe bijtë e Raamahut qenë: Sheba dhe Dedani. 8Kushit i lindi Nimrodi, që filloi të jetë një njeri i fuqishëm mbi tokë. 9Ai qe një gjahtar i fuqishëm para Zotit; prandaj thuhet: "Si Nimrodi, gjahtari i fuqishëm para Zotit". 10Dhe fillimi i mbretërimit të tij qe Babeli, Ereku, Akadi dhe Kalmehu në vendin e Shinarit. 11Nga ky vend shkoi në Asiri dhe ndërtoi Ninivën, Rehoboth-Irin dhe Kalahun; 12midis Ninivës dhe Kalahut ndërtoi Resenin (që është qyteti i madh). 13Mitsraimit i lindën Ludimët, Ananimët, Lehabimët, Nuftuhimët, 14Pathrusimët, Kasluhimët (prej të cilëve dolën Filistejtë) dhe Kaftorimët. 15Kanaanit i lindi Sidoni, i parëlinduri i tij, dhe Heti, 16dhe Gebusejtë, Amorejtë, Girgasejtë, 17Hivejtë, Arkejtë, Sinejtë, 18Arvadejtë, Cemarejtë dhe Hamathejtë. Pastaj familjet e Kanaanëve u shpërndanë. 19Dhe kufijtë e Kanaanëve shkuan nga Sidoni, në drejtim të Gerarit, deri në Gaza; dhe në drejtim të Sodomës, Gomorës, Admës dhe Ceboimoit deri në Lesha. 20Këta janë bijtë e Kamit, simbas familjeve të tyre, simbas gjuhëve të tyre, në vendet e tyre, në kombet e tyre. 21Edhe Semit, babai i të gjithë fëmijëve të Eberit dhe vëlla madhor i Jafetit, i lindën bij. 22Bijtë e Semit qenë: Elami, Asuri, Arpakshadi, Ludi dhe Arami. 23Bijtë e Aramit qenë: Uzi, Huli, Getheri dhe Mashi. 24Nga Arpakshadi lindi Shelahu dhe nga Shelahu Eberi. 25Eberit i lindën dy bij; emri i njërit prej tyre ishte Peleg, sepse në ditët e tij toka u nda, dhe emri i të vëllait ishte Joktan. 26Nga Joktani lindën Almodadi, Shelefi, Hatsarmavethi dhe Jerahu, 27Hadorami, Uzali, Diklahu, 28Obali, Abimaeli, Sheba, 29Ofiri, Havilahu dhe Jobabi. Tërë këta qenë bij të Joktanit. 30Dhe vendbanimi i tyre qe mali lindor, nga Mesha deri në Sefar. 31Këta janë bijtë e Semit, simbas familjeve të tyre, simbas gjuhëve të tyre, në vendet e tyre simbas kombëve të tyre. 32Këto janë familjet e bijve të Noeut, simbas brezave të tyre, në kombet e tyre; dhe prej tyre dolën kombet që u shpërndanë në tokë mbas përmbytjes.
Copyright information for
Alb