‏ Proverbs 4

1Dëgjoni, o bij, mësimet e një ati dhe tregoni kujdes që të mësoni të gjykoni, 2sepse ju jap një doktrinë të mirë; mos braktisni ligjin tim. 3Kur isha ende fëmijë pranë atit tim, njomëzak dhe i dashur në sytë e nënes sime, 4ai më mësonte dhe më thoshte: "Zemra jote të kujtojë fjalët e mia; ruaji urdhërimet e mia dhe do të jetosh. 5Fito dituri, fito gjykim; mos i harro fjalët e gojës sime dhe mos u largo prej tyre; 6mos e braktis diturinë dhe ajo do të të mbrojë; duaje, sepse ajo do të të ndihmojë. 7Dituria është gjëja më e rëndësishme; prandaj fito diturinë. Edhe sikur të humbasësh ato që ke, fito diturinë. 8Përlëvdoje dhe ajo do të të lartësojë, ajo do të të japë lavdi, po qe se ti e përvehtëson. 9Ajo do të të vërë mbi kokën tënde një stoli prej nuri, do të të rrethojë me një kurorë lavdie". 10Dëgjo, biri im, pranoji fjalët e mia dhe vitet e jetës sate do të shumohen. 11Të kam mësuar në rrugën e diturisë, të kam udhëhequr nëpër shtigjet e ndershmërisë. 12Kur do të ecësh, hapat e tua nuk do të pengohen; kur do të vraposh, nuk do të pengohesh. 13Rroke mirë këtë mësim, mos e lër që të shkojë kot; ruaje, sepse ai është jeta jote. 14Mos hyr në shtegun e të pabesëve dhe mos ec në rrugën e njerëzve të këqij; 15evitoje atë, mos kalo nëpër të; largoju prej saj dhe shko tutje. 16Sepse ata nuk mund të flenë, po të mos kenë bërë të keqen; gjumi i tyre zhduket po të jetë se nuk kanë rrëzuar dikë; 17ata hanë bukën e paudhësisë dhe pinë verën e dhunës. 18Por shtegu i të drejtëve është si drita e agimit, që shkëlqen gjithnjë e më mirë deri sa të bëhet ditë e plotë. 19Rruga e të pabesëve është si terri; ata nuk shohin atë që do t'i rrëzojë. 20Biri im, trego kujdes për fjalët e mia, dëgjo thëniet e mia; 21mos u largofshin kurrë nga sytë e tu, ruaji në qendër të zemrës sate; 22sepse janë jetë për ata që i gjejnë, shërim për të gjithë trupin e tyre. 23Ruaje zemrën tënde me shumë kujdes, sepse nga ajo dalin burimet jetës. 24Hiq dorë nga e folura me hile dhe largo prej teje buzët e çoroditura. 25Sytë e tu le të shohin drejt dhe qepallat e tua të synojnë drejt para teje. 26Sheshoje shtegun e këmbëve të tua, dhe të gjitha rrugët e tua qofshin të caktuara mirë. 27Mos u shmang as në të djathtë as në të majtë; tërhiqe këmbën tënde nga e keqja.

Copyright information for Alb