‏ Psalms 12

1Na shpëto, o Zot, sepse njerëz të devotshëm ka më pak, dhe ata që thonë të vërtetën janë zhdukur në mes të bijve të njerëzve. 2Secili gënjen të afërmin e tij dhe flet me buzë lajkatare dhe me zemër të zhdyzuar. 3Zoti i preftë të gjitha buzët lajkatare dhe gjuhën që flet me krenari, 4të atyre që thonë: "Me gjuhën tonë do të sundojmë; buzët tona na përkasin neve; kush është zot mbi ne?". 5"Për shkak të shtypjes së të mjerëve dhe të britmës së nevojtarëve, tani do të çohem", thotë Zoti, "dhe do t'i shpëtoj nga ata që u zënë pusi". 6Fjalët e Zotit janë fjalë të pastra, si argjend i rafinuar në një furrë prej dheu, i pastruar shtatë herë. 7Ti, o Zot, do t'i mbrosh dhe do t'i ruash, duke filluar nga ky brez përjetë. 8Të pabesët sillen pa u ndëshkuar kudo, kur midis bijve të njerëzve lavdërohet e keqja.

Copyright information for Alb