‏ Psalms 75

1Ne të lëvdojmë, o Perëndi, ne të lëvdojmë, sepse emri yt na është i afërt; njeriu tregon mrekullitë e tua. 2Kur do të vijë koha e caktuar, unë do të gjykoj me drejtësi. 3Toka dhe tërë banorët e saj shkrihen, por unë i bëj të qëndrueshme shtyllat e saj. (Sela) 4U kam thënë fodullëve: "Mos u mburrni!", dhe të pabesëve: "Mos u bëni hundëpërpjetë! 5Mos e ngrini lart kokën, mos flisni me qafë të fortë". 6Sepse lëvdimi nuk vjen as nga lindja, as nga perëndimi, as edhe nga shkretëtira. 7Sepse Perëndia është ai që gjykon; ai ul njerin dhe ngre tjetrin. 8Sepse Zoti ka në dorë një kupë vere që shkumon dhe plot me erëza, që ai e zbraz. Me siguri tërë të pabesët e dheut do ta kullojnë dhe do të pinë deri llumin. 9Por unë do të shpall përjetë dhe do t'i këndoj lavde Perëndisë të Jakobit. 10Dhe do të dërrmoj tërë fuqinë e të pabesëve, por fuqia e të drejtëve do të përlëvdohet.

Copyright information for Alb